Home / Lajme / Rajon / Nesër në Colmar të Francës protestë për Lirimin e Ramush Haradinajt

Nesër në Colmar të Francës protestë për Lirimin e Ramush Haradinajt

Nesër në Colmar të Francës organizohet Protesta e radhës për Lirimin e Ramush Haradinajt. Në vijim japim njoftimin e Këshillit Organizativ:

Të shtunën më 1 prill 2017, në 14h00

PROTESTË NË COLMAR TË FRANCËS PËR LIRIMIN E Z.RAMUSH HARADINAJT

Të nderuar shqiptarë,

Të gjithë atdhetarët e mirëfilltë e dinë fare mirë se në kohën kur Kosova lëngonte nën thundrën e okupatorit serb Ramush Haradinaj braktisi Zvicrën dhe u angazhua intensivisht në përgatitjen dhe zhvillimin e luftës çlirimtare.

Të gjithë ata që kanë ndjekur luftën çlirimtare e dinë fare mirë se themelet e lirisë së Kosovës janë larë edhe me gjakun e vëllezërve Ramush, Daut, Veton, Enver, Luan dhe Shkëlzen Haradinajt.

Të dashur shqiptarë,

Më 6 prill 2017 autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Është koha që të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që jetojnë në shtetet e Evropës Perëndimor që të sakrifikojnë një ditë nga week-endi i tyre për të mbrojtur ata që derdhën aq shumë gjak për lirinë tonë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët që të shtunën më 1 prill 2017, në 14h00, të tubohemi si asnjë herë më parë për të mbrojtur Ramush Haradinajn, Legjendën e gjallë të luftës çlirimtare të Kosovës që kërkon Serbia në na e nxjerrë para gjyqit.

Protesta mbahet në këtë adresë:

9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE.

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj

Me respekt

Mentror Mushkolaj

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *