Home / Sport / Neymar paralajmëron Juve-n: Barça mund të marrë tre trofetë

Neymar paralajmëron Juve-n: Barça mund të marrë tre trofetë

Juventus-i duhet të ketë nisur të studiojë lëvizjet që kur shorti zbuloi se sfidantja në çerekfinale të Ligës së Kampioneve është Barcelona. Neymar është një nga armët vrasëse të blaugranave dhe ndeshja ndaj “Zojnës së Vjetër” do të varet shumë nga forma e tij: kur është në më të mirën, braziliani është thuajse i pandalshëm. Për “Mundo Deportivo”, Neymar ka folur lidhur me të ardhmen e sezonit të Barcelona-s: “Nëse jemi të përqendruar dhe ruajmë këtë entuziazëm besoj se mund të synojnë sërish tre trofetë. Kjo do të thotë që të fitojmë sërish gjithçka”.

Sulmuesi brazilian ka kujtuar edhe fitoren e pabesueshme ndaj PSG: “Ajo përmbysje, ajo ndeshje ishte diçka unike. Kam përjetuar atë sfidë me objektivin të bëja të pamundurën, euforia që na dha ajo fitore ishte e jashtëzakonshme”. Për sa i takon rinovimit të shokut të tij të skuadrës, argjentinasit Lionel Messi, braziliani u shpreh: “Lionel Messi do të rinovojë sepse ai është Barcelona dhe Barcelona është Lionel Messi. Për sa më takon unë e kam rinovuar, ëndërroja të luaja me këtë fanelë që kur isha fëmijë”./telesport.al/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *