Home / Lajme / Rajon / Nga Kina në Zambia, si i shpenzuan deputetët shqiptarë 640 milionë lekë

Nga Kina në Zambia, si i shpenzuan deputetët shqiptarë 640 milionë lekë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.

Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Memo-ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit, ditën e enjte.

Shpenzimet jashtë shtetit
“Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Gjatë vitit 2016 axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë e ngjeshur. Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë).Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”,-thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.
Parashikimi 2017
Po cilat janë parashikimet në këtë drejtim për vitin 2017? Në relacionin që Albana Shtylla i dërgon Byrosë së Kuvendit për buxhetin e vitit 2017, thuhet se kjo shifër do të arrijë deri në 570 milionë lekë të vjetra.

“Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (Bileta, hotel, dieta) janë detajuar në vlerën totale prej 57 milionë lekësh. Shpenzime për pritje dhe përcjellje e të tjera protokollare është parashikuar 16.5 milionë lekë”-thuhet në relacion.

Kursimet
Kuvendi thotë se gjatë vitit 2016 ka kursyet nga fondi i pagave. “Mosrealizimi i fondeve të pagave për programin legjislativ vjen për shkak se numri faktik i deputetëve ishte 138 nga 140 për të cilët janë planifikuar pagat (Klosi dhe Rama marrin paga si ministër dhe kryeministër), janë ndaluar si penalitet për mospjesëmarrjen në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

Nuk është plotësuar struktura me një këshilltar grupi parlamentar si dhe me 14 punonjës të zyrave zgjedhore, që për shkak të mospërgjigjes nga strukturat vendore për hapësira, nuk është bërë e mundur hapja e të gjitha zyrave dhe punësimi i planifikuar.

Sa më sipër, nga analizat e bëra në institucion, janë kryer për tu përdorur në sektorë të tjerë 42 milionë lekë nga fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore”,-thuhet në raport.

Shpenzime  për udhëtim dhe dieta sipas viteve
2012 21 milion lekë
2013 25 milion lekë
2014 32 milion lekë
2015 45 milion lekë
2016 64 milion lekë

Kuvendi: Kursyem, deputetët nuk sollën faturat e hoteleve
Në raportin financiar për vitin 2016, Kuvendi thotë se ka kursyer pasi deputetët kanë bërë mungesa ose nuk kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për ribursimin e faturave. “Vlera faktike e këtyre kompensimeve është 170 milion lekë.

Duhet theksuar se nga programi legjislativ kanë rezultuar kursime nga kompensimet financiare të deputetëve, të cilat në planifikim llogariten sipas Statusit të Deputetit dhe varen nga disa faktorë:

Numri i mbledhjeve të komisioneve parlamentare i cili nuk ka kapur vlerat maksimale të parashikuara dhe për rrjedhojë edhe honoraret e deputetëve kanë qenë më të ulta. Mospjesëmarrja e deputetëve për shkaqe të ligjshme të paligjshme shoqërohet me mos pagesë honorari.

Ditët e dietave brenda vendit, në aktivitetet parlamentare në Tiranë apo në qarqe janë deklaruar më pak se niveli maksimal që parashikon baza ligjore. Deputetët nuk kanë paraqitur fatura hoteli për të tërhequr shpenzimet e akomodimit dhe planifikimi i qerasë së një banese në Tiranë për deputetët e rretheve kanë qenë më të ulta se planifikimi”,-thuhet në relacion.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *