Home / Kryesoret / Ngecin punimet në riparimin e digave në Tetovë

Ngecin punimet në riparimin e digave në Tetovë

Vitin e kaluar ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi informoi se janë zgjedhur dy kompani të cilat do të punojnë në rikonstruimin e tre digave të lumit Shkumbin, në pastrimin e deponive të egra në fshatin Shipkovicë dhe në realizimin e punimeve përgatitore për instalim të stacioneve hidrologjike në rajonin e Pollogut. Edhe pse punimet kishin filluar për rikonstruimin të dëmtuara gjatë vërshimeve në të kaluarën të njëjtat janë ndërprerë. Ndryshe gjatë përmbytjeve të fundit që ndodhën në vitin 2015, dhe 2016 në Tetovë tre nga gjashtë digat e lumit Shkumbin ishin dëmtuar seriozisht, ndërsa afati për kompletimin, rikonstruimin e tyre sipas deklaratës së ministres së vetëqeverisjes lokale dhënë në nëntor të vitit të kaluar është fundi i muajit mars të këtij viti. Këto diga të cilat janë të betonuara dhe me grila të ndërtuara në ish sistemin komunit, e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë qytetin nga përmbytjet e rrëmbyeshme  , Transmeton Televizioni Koha 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *