Home / Lajme / Kronika e zezë / Ngjarje e rëndë në Tetovë: Babai e gjen të varur në litar djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tetovë: Babai e gjen të varur në litar djalin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tetovë, kur babai 70 vjeçar ka gjetur të vdekur të varur në litar djalin e tij 41 vjeçar, njofton TetovaSot.

Sipas policisë, 70 vjeçari B.M. nga fshati Raotincë e Tetovës dje rreth orës 16 e 20 minuta ka denoncuar se në hapësirën ndihmëse nga oborri i shtëpisë familjare në një degë druri ka gjetur të varur djalin e tij 41 vjeçar D.M,

Prokurori publik, ekipi nga policia e Tetovës dhe mjeku ligjor kanë kryer inspektim të plotë në vendin e e vetëvrasjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupit i pajetë i D.M. i është dorëzuar familjes së tij.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit, dhe shkakun e vdekjes së 41 vjeçarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *