Home / Lajme / Botë / Nisin hetimet ndaj Sorosit në SHBA, mediat amerikane: A do të përfundojë në burg?

Nisin hetimet ndaj Sorosit në SHBA, mediat amerikane: A do të përfundojë në burg?

Ligjbërësit janë duke shqyrtuar akuzat se ka pasur ndërhyrje në procesin politik të një shteti tjetër. Kjo nuk ka të bëjë me hetimin e Shtëpisë e Bardhë, Senatit apo komunitetit të inteligjencës me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Senatorët republikanë dhe kongresmenët janë duke pyetur për lidhjet ndërmjet Maqedonisë dhe qeverisë amerikane dhe bazat fillojnë me mega­donatorin Xhorxh Soros.

“RT ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin e këtij këndvështrimi, në trazimin e sistemit, hiprokrizinë tonë rreth të drejtave të njeriut etj. Çdo të carë ose defekt që mund të gjenin tek ne, e shfrytëzonin menjëherë,” thotë James Clapper në një deklaratë.

Duket se shumica e parave që përfitohen nga grantet në Maqedoni i shkojnë mediave që kanë promovuar një qëndrim të caktuar politik, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në ndërhyrjen në procesin politik dhe zgjedhor të një vendi tjetër. Katër media në maqedoni ­ A1on, Plusinfo, Potalb dhe Okno-është zbuluar se kanë lidhje direkt me FOSM, së paku sipas raportit vjetor të grupit që tregon se këto media kanë përfituar miliona.

FOSM dhe USAID janë “partnerë” në Qendrën e Zhvillimit të Mediave në Maqedoni.

“Ishte një makth i vërtetë. Ushtria e Sorosit gjuanin me gurë kundër policisë që ruante selinë e VMRO. Ndërkohë, ata shpërndanin gërshërë nëpër kufi që ti ndihmonin njerëzit të prisnin gardhin.

Kaos i vërtetë,” deklaron një dëshmitar okular. Kjo jep një imazh shumë të keq për miliarderin liberal i cili është futur kohët e fundit në telashe. Po ndodh diçka me Xhorxh Sorosin. Ndoshta më fund do të kemi hetimin që ai meriton. Ka kaq shumë që ndërhyn në mediat liberale. A duhet të përfundojë Sorosi në burg?/Syri.net/

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *