Home / Lajme / Kronika e zezë / Një burrë dhunon gruan në sy të vajzës së mitur, tenton ta godasë me kaçavidë

Një burrë dhunon gruan në sy të vajzës së mitur, tenton ta godasë me kaçavidë

Shfryu gjithë mllefin ndaj saj, e rrahu egërsisht dhe për t’u siguruar që nuk do kishte pasoja, e kanosi.

Fatmir C., 48 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier, akuzohet se pas një debati me të shoqen M.C., 42 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Më pas ai e ka kanosur bashkëshorten duke tentuar që ta godasë me kaçavidë, dhe e gjithë kjo ka ndodhur në prezencë të vajzës së tyre të mitur 16 vjeçe.

Gruaja ka bërë denoncim në polici duke mposhtur frikën, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e 48 vjeçarit

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *