Home / Lajme / Maqedoni / Një grua është lënduar nga zjarri i një bombole gazi në Kriva Pallankë

Një grua është lënduar nga zjarri i një bombole gazi në Kriva Pallankë

Zjarri i shkaktuar nga një bombol gazi në Kriva Pallankë dogj një pjesë të madhe të objektit, ndërsa gruaja 59 vjeçare (N/N) e cila ka jetuar në banesë, ka marrë djege të shkallës së dytë.

Paraqitja për zjarrin në Njësinë Territoriale Zjarrfikëse Kriva Pallankë është pranuar dje rreth orës 13 e 37 minuta, ndërsa në orën 14:10 zjarri është shuar tërësisht.

Pacientja ende gjendet në shtëpinë e shëndetit “Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë. Sipas kompetentëve nga NJTZ, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa si shkak theksohet flaka e hapur nga shporeti. Dëmi material në mënyrë shtesë do të konfirmohet.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *