Home / Shëndeti / Një kurë natyrale për infeksionet urinare!

Një kurë natyrale për infeksionet urinare!

Femrat zakonisht janë më të prirura për t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar, por kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk kanë të tilla probleme. Nëse antibiotikët nuk ju ndihmojnë, infeksioni mund të kthehet në një problem shumë serioz dhe mund të dëmtojë veshkat.

Kjo është e rëndësishme, veçanërisht për gratë shtatzëna, sepse ndryshimet në sistemin urinar mund të çojnë në lindjen e parakohshme.

Një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija. Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Kjo është një arsye pse shumë persona zgjedhin metodat alternative të trajtimit.

Studimet e fundit tregojnë se fara e grejpfrutit ndikon në traktin urinar. Hulumtimi i kryer në vitin 2005 tregoi rezultate që konfirmojnë se fara e grejpfrutit është shumë efektive, edhe kur antibiotikët nuk kanë dhënë ndonjë rezultat për këtë problem. Hulumtimi gjithashtu ka konfirmuar se ekstraktet nga fara e grejpfrutit pengojnë rritjen e baktereve në traktin urinar.

Ekstrakti i ndodhur tek farat e grejpfrutit depërton nëpër membranën bakterore dhe liron përmbajtjen e baktereve të brendshme citoplazmë shumë shpejt, brenda 15 minutave, madje edhe në doza shumë të vogla, kur është holluar. Fara e grejpfrutit pengon rritjen e baktereve dhe zhvillimin e tyre.

Kjo farë përmban agjentë anti-fungale, të cilat kanë një avantazh ndaj antibiotikëve. Kur keni ndonjë infeksion të rrugëve urinare, ajo çfarë duhet të bëni është të konsumoni ekstrakt nga fara e grejpfrutit çdo ditë për dy javë, ose thjesht mund të hani grejpfrut, do të jetë e mjaftueshme.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *