Home / Lajme / Kronika e zezë / Një person e humbi jetën në zjarrin në Koçan

Një person e humbi jetën në zjarrin në Koçan

Një person e humbi jetën në një zjarr i cili shpërtheu mbrëmë në një objekt në rrugën “Ohridska” në Koçan, informoi SBP – Shtip. Bëhet fjalë për një barakë aluminiumi të locuar në këtë rrugë në lagjen “Vreshtat e Tikeshit”, ndërsa personi i cili pësoi ka qëndruar aty përkohësisht.

Zjarri në barakën e aluminiumit është regjistruar pas orës 23:30. Pasi e ka marrë alarmin një ekipi i Njësitit territorial të zjarrfikësve nga Koçani ka reaguar për një kohë mjaft të shkurtër. Gjatë shuarjes, zjarrfikësit e kanë gjetur trupin e djegur.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, por zyrtarisht nuk e kumton identitetin e personit të pësuar. Do të bëhet autopsi, me ç’rast do të dalin me informacione zyrtare për cilën bëhet fjalë dhe se si ka ardhur deri tek zjarri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *