Home / Lajme / Botë / Një tjetër tren del nga shinat në Zvicër

Një tjetër tren del nga shinat në Zvicër

Nuk ka kaluar ende as një javë nga dalja prej shinave e një treni në Stacionin Hekurudhor të Lucernit në Zvicër, ndërsa sot një gjë e tillë ka ndodhur në Bernë!

“Stacioni Hekurudhor i Bernës është vetëm pjesërisht në funksion”, bën të ditur SBB/CFF (Ndërmarrja Federale e e Hekurudhave) në faqen e saj të internetit, përcjell albinfo.ch. Si shkaktar të kësaj gjendjeje SBB emërton daljen nga binarët të një treni ndërsa thotë se kohëzgjatja e kufizimit në qarkullim në këtë moment ende nuk mund të caktohet.

Po ashtu nuk ka informacione për persona të lënduar.

Treni që ka dalë nga binarët është i linjës S44 dhe qarkullonte nga Thuni drejt Sumiswaldit.

Trenat që janë të prekur nga ky bllokim me kohë të pacaktuar janë: ICE/TGV/RJ , EC/IC , IR , RE/D , S/SN/ dhe ARZ/EXT).

Pasagjerët duhet të llogarisin me vonesa dhe me mungesa të trenave në linja të caktuara.

Siç është njoftuar tashmë, dalja nga binarët e një treni javën e kaluar në Lucern ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një bllokim pothuaj të plotë të Stacionit Hekurudhor të Lucernit, që ka zgjatur katër ditë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *