Home / Lajme / Kronika e zezë / Një traktorist e humbi jetën në një aksident në Vinicë

Një traktorist e humbi jetën në një aksident në Vinicë

Një traktorist e ka humbur jetën dje pasi me traktorin të cilin e ka drejtuar ka dalë nga rruga në rrugën lokale f.Lipec deri në udhëkryqin me P-1304 në Vinicë, kumtoi sot MPB.

M.P. (51) nga f. Lipec, duke e drejtuar traktorin “IMT 533” me targa të Koçanit, ka dalë nga rruga dhe prej lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ekspertizë ka bërë edhe një ekip i policisë nga Vinica, informoi MPB.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *