Home / Lajme / Rajon / Një vit nga vdekja e dyshimtë e Arbenita Spahiut, familja kërkon drejtësi (VIDEO)

Një vit nga vdekja e dyshimtë e Arbenita Spahiut, familja kërkon drejtësi (VIDEO)

Në Gjilan është protestuar për vdekjen e dyshimtë të Arbenita Spahiut, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjinekologjisë pasi lindi djalin e saj Detin.

Ajo dyshohet se ka vdekur pas gjakderdhjes dhe mos-kujdesit nga ekipi mjekësor.

Kjo protestë është mbajtur në një vjetorin e vdekjes së saj para Teatrit Kombëtar në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Para protestuesve ka folur edhe Arlinda Spahiu – kunata e së ndjerës, e shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e familjes si dhe të nipit të tyre Detit, djalit të së ndjerës.

“Arbenita as një herë nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, gjatë gjithë shtatzënisë ka qenë shumë mirë – kontrollet i ka bërë tek Dr. Tefik Tërmaku”.

“Por ky mjek pas vdekjes tha para Prokurorisë e ka mohuar se e kishte njohur Arbenitën dhe se ajo nuk i kujtohet si paciente”.

“E vërteta është se ajo vdiq në mungesë të dorës së mjekëve dhe për shkak të keqtrajtimit mjekësor sepse ka mjaftuar heqja e mitrës dhe me pas të i ndalet gjakderdhja dhe ajo do të jetonte  kështu ka thënë Autopsia që është bërë pas vdekjes së saj”.

“Mjeket Vjollca Kosumi, Mexhide Shaqiri e Hamide Zeqiri refuzojnë për t’i dhënë ndihmë dhe se janë përgjegjëse për vdekjen e Arbenitës, ne nuk mund të rrimë të qetë derisa drejtësia nuk shkon në vendin e duhur”.

Ajo tutje tha se Prokuroria ka prova të mjaftueshme që e dëshmojnë se ajo vdiq nga mos kujdesi shëndetësor.

“Krevati pas vdekjes së saj është fshehur nga punonjësit  mjekët, ata provuan t’i fshehin të gjitha provat”.

“Sot në emër të djalit Detit i cili nuk e pa nënën e tij kurrë ne kërkojmë drejtësi”.

Para protestuesve foli edhe Vlentina Bunjaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Unë si kryesuese sa here që është në pyetje shëndeti i një gruaje gjithmonë jam në përkrahje dhe ju bëjë thirrje Prokurorisë dhe gjyqësisë të mos ndikohen në vendimet e tyre”.

“Urime ditëlindjen e djalit nuk do t’i mungojë asgjë sepse familja e tij i ofron gjithçka”.

Më poshtë mund ta shikoni edhe kronikëne  Klan Kosova të përgatitur rreth kësaj çështjeje.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *