Home / Kryesoret / NPK Tetovë sqaron paraqitjen e ujit të papastër

NPK Tetovë sqaron paraqitjen e ujit të papastër

“Gjatë ditës së djeshme pas orës 10, janë paraqitur turbullira në ujin për pije në disa pjesë të caktuara të qytetit, respektivisht në pjesë të caktuara në rrjetin e ujësjellësit në qytet”, informojnë nga NPK-Tetovë.

Siç shpjegojnë ata, turbullimi i ujit është shkaktuar si pasojë e aktivizimit të gypit të vjetër të ujit nga Kodra e Diellit deri në rezervuarët e qytetit në Tetovë.

“Aktivizimi i gypit të vjetër, respektivisht lëshimi i gjithë sasisë të ujit për pije nga gypi i ri tek i vjetri është kryer për shkak se ka qenë e patjetërsueshme të kryhen aktivitete ndërtimore për të lidhur me Stacionin e Filtrimit të ri të ujit për pije e cila është në fazën përfundimtare të ndërtimit, me objektin aktual nga hidrocentrali i parë i vogël në gypin e ri”, shtojnë nga NPK-Tetovë.

Ata thonë se finalizimi i stacionit filtrues është në fazën e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të sistemit të ri për furnizim me ujë të pijshëm.

“Gjatë ditës së djeshme të gjithë aktivitetet ndërtimore për lidhjen e Stacionit e ri të Filtrit për ujë për pije janë të kryera, kështu që sot nga ora 10.00 , i gjithë uji për pije kthehet në gypin e ri të ujit me çka sistemi i furnizimit me ujë për pije në qytetin e Tetovës funksionon normalisht. Kualiteti i ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit monitorohet rregullisht nga ana e Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë duke realizuar analiza të zakonshme mbi kualitetin e ujit për pije. Rezultatet e para për ujë për pije nga pjesa qendrore e qytetit, të mara në orët e mbrëmjes të datës 23.03.2017 tregojnë turbullim të të njëjtit mbi vlerat normale. Parametrat e tjera fiziko-kimike ju përgjigjen rregullave për ujë të pijshëm. Uji përmban klor (çka do të thotë se dezinfektohet). Në çdo moment marrim informata nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë për kualitetin e ujit për pije nga rrejti i ujësjellësit të qytetit, nga e cila për shkaqe preventive, deri në marrjen e rezultateve përfundimtare rekomandohet

“Gjatë ditës së djeshme pas orës 10, janë paraqitur turbullira në ujin për pije në disa pjesë të caktuara të qytetit, respektivisht në pjesë të caktuara në rrjetin e ujësjellësit në qytet”, informojnë nga NPK-Tetovë.

Siç shpjegojnë ata, turbullimi i ujit është shkaktuar si pasojë e aktivizimit të gypit të vjetër të ujit nga Kodra e Diellit deri në rezervuarët e qytetit në Tetovë.

“Aktivizimi i gypit të vjetër, respektivisht lëshimi i gjithë sasisë të ujit për pije nga gypi i ri tek i vjetri është kryer për shkak se ka qenë e patjetërsueshme të kryhen aktivitete ndërtimore për të lidhur me Stacionin e Filtrimit të ri të ujit për pije e cila është në fazën përfundimtare të ndërtimit, me objektin aktual nga hidrocentrali i parë i vogël në gypin e ri”, shtojnë nga NPK-Tetovë.

Ata thonë se finalizimi i stacionit filtrues është në fazën e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të sistemit të ri për furnizim me ujë të pijshëm.

“Gjatë ditës së djeshme të gjithë aktivitetet ndërtimore për lidhjen e Stacionit e ri të Filtrit për ujë për pije janë të kryera, kështu që sot nga ora 10.00 , i gjithë uji për pije kthehet në gypin e ri të ujit me çka sistemi i furnizimit me ujë për pije në qytetin e Tetovës funksionon normalisht. Kualiteti i ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit monitorohet rregullisht nga ana e Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë duke realizuar analiza të zakonshme mbi kualitetin e ujit për pije. Rezultatet e para për ujë për pije nga pjesa qendrore e qytetit, të mara në orët e mbrëmjes të datës 23.03.2017 tregojnë turbullim të të njëjtit mbi vlerat normale. Parametrat e tjera fiziko-kimike ju përgjigjen rregullave për ujë të pijshëm. Uji përmban klor (çka do të thotë se dezinfektohet). Në çdo moment marrim informata nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë për kualitetin e ujit për pije nga rrejti i ujësjellësit të qytetit, nga e cila për shkaqe preventive, deri në marrjen e rezultateve përfundimtare rekomandohet që uji të vlohet 10 min., të ftohet dhe pastaj të përdoret”, thuhet në kumtesën e NPK-Tetovë.

., të ftohet dhe pastaj të përdoret”, thuhet në kumtesën e NPK-Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *