Home / Lajme / Botë / Nuk është gjetur eksploziv tek sulmuesi në aeroportin “Orli”

Nuk është gjetur eksploziv tek sulmuesi në aeroportin “Orli”

Sipas informacioneve fillestare të hetimit, sulmuesi i vrarë në aeroportin e Parisit “Orli” ka arritur që pjesëtarit të patrullës ushtarake t’ia marrë pushkën automatike të tipit “Famas”, por nuk e ka përdorur. Personi i vrarë nuk ka pasur eksploziv në trup dhe tani për tani nuk është i njohur identiteti i tij, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Tani për tani policia ka vendosur rrip të sigurimit rreth aeroportit dhe brenda në aeroport. Dy terminalet dhe mbi 3.000 pasagjerë janë evakuuar. Në aeroportin “Orli” në vijim është operacioni për deminim, gjegjësisht kontrolli i objektit të aeroportit nga forcat speciale të policisë.

Qasja drejt aeroportit është bllokuar tërësisht. Asnjë aeroplan nuk ka fluturuar ose ateruar në “Orli”, të gjitha fluturimet janë ridestinuar drejt “Roasi”.

Këtë sulm mediat franceze e lidhin me një incident tjetër ndaj pjesëtarëve të policisë, kur rreth orës shtatë të mëngjesit, tre policë kanë tentuar të kontrollojnë një automjet në Stan, në pjesën veriore të Parisit.

Drejtuesi i ka nxjerrë dokumentet personale ndërsa më pas edhe armët, para se të shtijë në drejtim të policëve, me ç’rast njëri është plagosur. Automjeti i tij është gjetur në aeroportin “Orli”.

Sipas burimeve policore, dy sulmet e kryera sot janë vepër e një njeriu të njëjtë, një myslimani radikal, i cili është i njohur për zbulimin francez.

Gjithashtu lexo

Lufta kundër IS-it, EBA jep 50 milionë euro për Interpolin

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe(EBA) njoftuan se kanë dhënë 50 milionë euro për Interpolin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *