Home / Lajme / Maqedoni / Nuredini: BDI-së deklarata i erdhi si “peshqesh” për t’i ikur drejtësisë

Nuredini: BDI-së deklarata i erdhi si “peshqesh” për t’i ikur drejtësisë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtar Kombëtare (UÇK) dhe një nga drejtuesit e nismës për dorëzimin dhe miratimin e ligjit për UÇK-në në parlamentin e Maqedonisë, Azbi Nuredini, ka thënë se “Platforma e Tiranës” nuk e cënon tërësinë unitare të shtetit siç po pretendohet, por për disa politikanë kjo platformë erdhi si peshqesh për t’i ikur drejtësisë.

“Deklarata nuk e cënon tërësinë unitare të shtetit siç pretendohet, pushtetarët të cilët mbajtën pushtetin dekadën e fundit, kjo deklaratë u erdhi si peshqesh dhe pretekst për ti ikë drejtësisë. Palët shqipatare kanë përgjegjësi në aspektin e mosqarimit të deklaratës jo vetëm nga përmbajtja por dhe për nga mbrojtja e saj ngaqë i dha mundësi palës maqedone, sidomos VMRO-së që deklaratën ta ketë një alibi. Deklarata është bërë si një dhurat VMRO-së, kështu mendoj unë”, ka thënë NUredini në emisionin Click Plus në Tv21, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, deklarata ska asgjë tjetër përveç asaj që partitë politike shqipatre i kanë pasë në programet e tyre politike.

“Deklarata si e tillë ka të githa performancat e Kushtetutës dhe kjo turbulenc është kastile për të shkaktuar nxitje nacionale”, vlerëson Nuredini.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *