Home / Kryesoret / Nxënësit e shkollave të mesme detyrohen të marrin pjesë në protestat kundër gjuhës shqipe

Nxënësit e shkollave të mesme detyrohen të marrin pjesë në protestat kundër gjuhës shqipe

Nxënësit e shkollës së mesme “Josip Broz Tito” janë urdhëruar që të dalin në rrugë në orën 15:00, pikërisht atëherë kur para shkollës i kanë pritur kamerat që t’i filmojnë se po shkojnë në protesta kundër dygjuhësisë.

Urdhri është dhënë nga drejtoresha e shkollës, e cila është donatore e VMRO-DPMNE-së.

Pas kësaj, disa nga nxënësit janë drejtuar për në shtëpi, ndërsa një pjesë janë kthyer në shkollë.

“Na thanë se nuk dimë të protestojmë. Na lëshuan nga shkolla vetëm të themi se po shkojmë para Kuvendit. Na thanë se ka njoftim nga shkolla që në orën 15 të dalim nga orët. Kjo nuk është logjike”

“Ju jeni marrë vesh me drejtoreshën që të na lëshojnë nga shkolla, kurse ju të na inçizoni”, thanë disa nga nxënësit në bisedim me ekipin e portalit Kurir.

Edhe nxënës tjerë për A1on thonë se në shkollë ka propaganda për çdo ditë, duke kënduar këngë në gjuhën maqedonase dhe duke vendosur flamurë të Maqedonisë në klasë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *