Home / Kryesoret / Nxënësit nuk paguajnë sigurimin, dënohen profesorët – (VIDEO)

Nxënësit nuk paguajnë sigurimin, dënohen profesorët – (VIDEO)

Rreth 20 profesor të shkollës së Mesme Mosha Pijade në Tetovë, kanë marrë më pak rrogë nga ajo që u takon, për shkak se drejtori i shkollës të njejtit ua ka ndalur mjetet të cilët nxënësit nuk i kanë paguar për sigurimin e shkollës. Profesorët janë dënuar nga 1.000 deri në 6.000 denarë dhe kjo ka shkaktuar huti dhe revoltë tek të njejtit, njofton Televizioni Koha.

Ndonëse qëndruam në këtë shkollë megjithatë askush nuk ka dashur që të flasë para kamerave, duke ia lënë këtë punë inspektoriatit komunal. Profesorët këtë çështje e kanë adresuar edhe tek autoritetet e komunës së Tetovës të cilët kanë angazhuar ispektoriatin komunal që të del në teren dhe të konstatojë gjendjen faktike.

“Më datë 20.03.2017 në Komunën e Tetovës është dorëzuar ankesë nga kolektivi arsimorë  respektivisht atyre që iu është shqiptuar masa e dënimit në vlerë monetare  në  Shkollën e Mesme “Mosha Pijade”. Lënda në fjalë është proceduar dhe është deleguar në organin përkatës që është Inspektorati Komunal”, njoftuan nga zyra për informim në komunën e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Pas daljes në teren të inspektoriatit pritet që njëkohësisht të merren masa ndaj atyre që kanë dënuar profesorët, në këtë rast drejtorin.

“Mbi bazën e kësaj ankesë do të shqyrtohet ligjshmëria mbi cilën bazë juridike dhe procedurë janë dënuar mësimëdhënësit në fjalë.Me përfundimin e verifikimit dhe shqyrtimit të fakteve në procedurën juridike, do të shqiptohen masat adekuate konform ligjit nga organi përkatës që është Inspektorati Komunal” deklaruan nga komuna e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu për këtë ngjarje është informuar edhe Sektori për Arsim në komunën e Tetovës. Sipas drejtuesit të këtij sektori Ahmed Qazimi, pasi që profesorët me shkrim kanë drejtuar problemin e tyre, i ka udhëzuar të njejtit që të njoftojnë inspektoriatin komunal. Qazimi tha se inspektoriati ditëve në vijim do të shqyrtojë ankesat e profesorëve të dëmtuar, raporton Televizioni Koha.

Sipas informacineve jozyrtare, disa nga profesorët e dënuar këtë muaj kanë marrë rroga të cunguara madje ka prej tyre që u janë hjekur rreth 100 euro.  Përndryshe, pritet  që gjatë ditëve të ardhëshme  inspektoriati komunal të del me qëndrim lidhur me këtë skandal të radhës nga drejtori, pasi që nuk është hera e parë që profesorët dënohen duke u ardhur më pak rrogë. Sigurimi në këtë shkollë është vendosur disa vite me parë për shkak të shumë problemeve që ndodhnin në këtë shkollë dhe për sigurinë e nxënësve ndërsa sipas informacioneve është rënë dakord që të njejtit të paguhen nga ana e prindërve. Para disa muajve profesorët u dënuan për shkak se dëmet që i kanë shkaktuar nxënësit nëpër mësonjtore të njejtat ata nuk i kanë paguar dhe u detyruan që të paguajnë nga rrogat e tyre për të kryer riparimet e dëmeve. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *