Home / Kryesoret / OEM organizon tryezë të rrumbullakët “Siguri në furnizimin me mallra dhe derivate të naftës”

OEM organizon tryezë të rrumbullakët “Siguri në furnizimin me mallra dhe derivate të naftës”

Mundësi dhe alternativa për siguri në furnizimin me mallra dhe derivate të naftës do të analizojnë sot në tryezë të rrumbullakët në Odën Ekonomike të Maqedonisë, kompani nga sektori energjetik, transportues, i metalit dhe metalurgjik dhe institucionet kompetente shtetërore.

“Si rezultat i bllokadave të shpeshta, të cilat kanë kushtëzuar ngecje dhe jofunksionalitet në transportin e mallrave në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor ndaj Republikës së Greqisë, është e domosdoshme gjetja e zgjidhjeve përkatëse për tejkalimin e gjendjeve të këtilla dhe shqyrtim i opsioneve për siguri në furnizimin me mallra dhe derivate të naftës”, thotë Oda.

Në tryezë të rrumbullakët janë paralajmëruar fjalime të kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, drejtori ekzekutiv i “OKTA” sha Shkup, Janis Geroulanos, si dhe i kryetarëve të Shoqatës së energjetikës dhe Asociacionit transportues të Maqedonisë, Risto Janevski dhe Ivan Petrovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *