Home / Kryesoret / Ohridsky: Për “Monstra” ka disa biseda telefonike dhe video material

Ohridsky: Për “Monstra” ka disa biseda telefonike dhe video material

Për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc nuk ka vetëm audioregjistrime nga përgjimet por edhe video material.

Kështu shkruan një nga portalet maqedonase “Ohridsky”, e cila thirret në burimet e saj. Sipas këtij portali, e vërteta e kësaj masakre ku më 12 prill 2012 u vranë pesë maqedonas, nuk është vetëm tek disa telefonata midis personaliteteve të njohura të BDI-së.

Redaksia e këtij portali më tej shkruan se për këtë ngjarje disponon edhe më shumë të dhëna, por ajo tani ka shkruar se do të publikojë vetëm disa detaje siç janë: biseda telefonike midis ish-krerëve të policisë së Maqedonisë, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të Qytetit të Shkupit, si dhe biseda midis personaliteteve të njohura të BDI-së, por edhe të krerëve të VMRO-DPMNE, nënvizon ky portal.

Ndërkaq, ajo që konstatohet si bombastike nga ky portal është pohimi se ka edhe video material nga ngjarja, të cilin nuk e posedon vetëm LSDM dhe Zoran Zaev, por edhe persona tjerë. Por, ky portal nuk jep detaje tjera, duke paralajmëruar se e vërteta do të dal në shesh dhe do të jetë një çmenduri që do të shokoj opinioni në Maqedoni. Rasti makabër i vrasjes së pesëfishtë ndodhi më 12 prill 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar, ndërsa më pas për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm 7 shqiptarë nga Shkupi. Ky dënim nxiti reagime dhe protesta tek shqiptarët, ndërsa procesi është konsideruar i padrejtë dhe pa prova. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *