Home / Kryesoret / Osmani: Dhuna mund të eskaloj lehtë në Maqedoni

Osmani: Dhuna mund të eskaloj lehtë në Maqedoni

Në lidhje me protestat e fundit të cilat janë organizuar në Maqedoni, në kundërshtim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar që kjo situatë po përdoret në kontekstin politik mirëpo do të ketë pasoja.

“Është keqpërdorim i marrëdhënieve ndëretnike, si pasojë e krizës së zgjedhjeve. Besoj që VMRO-DPMNE po i organizon këto protesta, mirëpo protesta kundër gjuhës shqipe janë të gabuara. Kjo po keqpërdoret në kontekstin politik, mirëpo këto do të kenë pasoja. Duhet të kenë kujdes me marrëdhëniet ndëretnike, të mos përdoren në kontekst politik. Ne dënojmë të gjitha ato incidente mirëpo në Maqedoni është shumë lehtë të eskalon dhuna kur janë në pyetje marrëdhëniet ndëretnike, andaj të gjithë faktorët politik duhet të jenë të kujdesshëm. Shpresoj që organizatorët të kontrollojnë këtë situatë e të mos devijoj me tutje ngaqë Maqedonia nuk ka nevoje për destabilitet” ka thënë Bujar Osmani në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Tutje Osmani ka deklaruar që oferta e VMRO-së për koalicion ka qenë e pamjaftueshme përderisa janë në bisedime me LSDM-në, me të cilën kanë arritur konsensus në njërën nga pikat kryesore, atë të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

“Kemi harmonizuar me LSDM-në tekstin e ligjit për përdorimin gjuhës shqipe në nivel të Republikës, mirëpo për të bërë koalicion duhet një marrëveshje për të gjitha çështjet shqiptare. BDI në fushatën e saj ka pasur pesë pika: 1. Barazia gjuhësore, 2. Barazia ekonomike, 3. Konsensusi në vendimmarrje, 4. Shteti i së drejtës dhe 5. Çështja e NATO-s. Me LSDM-në kemi arritur konsensus për çështjen e parë mirëpo duhet të bisedohet për çështje të tjera” ka thënë Bujar Osmani.

Tutje zëdhënësi i BDI-së ka deklaruar që ende kanë dilema në qoftë se do të jenë pjesëmarrës në qeveri apo do të qëndrojnë në opozitë, përderisa përmendi deklaratën politike të nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare përmes së cilës obligohen që ta mbështesin partinë në qeveri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *