Home / Kryesoret / Pacientja me copëz të xhamit në sy pret doktorin 40 minuta (Video)

Pacientja me copëz të xhamit në sy pret doktorin 40 minuta (Video)

Në Spitalin e Syve në Prizren, një paciente ka pritur afro 40 minuta me copëz të xhamit në sy doktorin që nuk gjendej në vendin e punës.

Fillimisht sipas përshkrimit të të birit V.K. të pacientes, ai kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetin prej ku i kanë dhënë udhëzimin për në Spitalin e Syve, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë për klankosova.tv se kur kishte kërkuar ndihmë, aty nuk gjendej mjeku kujdestar dhe se është dashtë të pritej për 40 minuta edhe pse gjendja e syrit të pacientes (nënës së tij) ka qenë e rëndë.

Për rastin si ka thënë se ka njoftuar edhe policinë në Prizren.

Për më tepër ka dërguar edhe një video që përshkruan më së miri situatën, tek sa i drejtohet i frustruar doktorit kujdestar, që thotë se u vonua për atë kohë derisa po vishej.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *