Home / Lajme / Rajon / Paloka: Pa qeveri teknike, s’ka dialog me qeverinë. Rama përdori edhe djalin e tij për të bërë burracakun

Paloka: Pa qeveri teknike, s’ka dialog me qeverinë. Rama përdori edhe djalin e tij për të bërë burracakun

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka asnjë konsensus me qeverinë pa u bërë më parë një qeveri teknike.

Edhe pse sot pritet që të votohen ngritja e komisioneve të Vettingut, PD nuk do të jetë pjesës seancës planerë, duke vazhduar bojkotin parlamentar. “Nëse duam realisht një reformë edhe vettingun, le të vij ë të japin dorëheqjen dhe të krijojmë qeveri teknike ti çojmë shqiptarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përsa i përket ndërkombëtareve numri i atyre që mbështesin protestën e opozitës është gjithmonë në lidhje”, tha Paloka.

Ndër të tjera, Paloka shtoi se “Mendoj se edhe BE përfaqësohet nga institucionet. Droga, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi janë tre kushtet për tu plotësuar. Zgjedhjet janë më të rëndësishme. Ne e dimë se çfarë ka thënë evropiane në mënyrë institucionale”, tha ai në news 24. Në lidhje me pyetjen se PDIU është e regjistruar ende në koalicioni e djathtë, Paloka tha se “ Rama si një Putin i vogël kërkon që të kontrolle jo vetëm drejtësinë, por edhe opozitën”.

“Ndryshimet kushtetuese u miratuan siç kërkuam. Ai kërkon ta rikthejë edhe një herë reformën në drejtësi aty ku ishte në fillim.  Reforma do të bëhet sipas kushteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe ne ia këmi bëtë të qatë të vijë edhe nëçadrër pasi të japë dorëhejen dhe të flasë ër qeveri teknike. Ai shfrytëzon edhe fëmijën e tij për të bërë burracakun dhe për të bërë veprime provokuese para çadrës”, tha ndër të tjera Paloka.  

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *