Home / Kryesoret / Panel për pastrimin e ajrit vendoset në Tetovë – (VIDEO)

Panel për pastrimin e ajrit vendoset në Tetovë – (VIDEO)

Në qendër të Tetovës para qendrës për kulturë është promovuar kopshti vertikal City Tree. Bëhet fjalë për panel inovativ të kopshteve vertikale me myshqe dhe bime vaskulare që thithin pluhurin dhe neutralizojnë dioksidin e karbonit dhe do të jetë në funksion të pastrimit të ajrit.Me këtë rast, në këët inaugurim ka marrë pejsë edhe ambasadorja e Gjermanisë Christine Althauser, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe përfaqësues të shoqatës Eco Svest nga Shkupi, të cilët janë edhe ideatorë të këtij projekti.

“Ne bashkëpunojmë në shumë sfera, gjithashtu edhe në mbrojtjen e ambientit, siç është ky projekt që e kemi vendosur sot në Tetovë, dhe kjo paraqet në mënyrë simbolike edhe ngritjen e vetëdijes që qytetarëve për mbrojtjen e ambientit. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesin këto projekte.Kur flasim për bashkëpunimin dhe në veçanti dua ta theksoj bashkëpunimin në mes ambasadës dhe komunës së Tetovës. Pra këtu janë të përfshirë edhe shoqata dhe kompai dhe një projekt mund të realizohet nëse të gjithë punojmë së bashku. Nesër poashtu një projekt të këtilla do ta inaugurojmë edhe në Shkup”, tha ambasadorja e Gjermanisë Christine Althauser, transmeton Televizioni Koha.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se paneli i vendosur sot do të kontribuojë në pastrimin e ajrit.“Bëhet fjalë për një panel që luan roline pastruesit të madh të ajrit, dëshiroj që ti falënderoj ambasadoren e Gjermanisë e cila ka qenë një përkrahëse e madhe e qytetit dhe qytetarëve të Tetovës. Ne jemi përballur me të gjitha problemet që 20 vjet nuk kanë qenë të zgjidhura në këtë qytet,Duke filluar nga uji, duke patur ajër më të mirë dhe duke punuar vazhdimisht me stacionin e ngakrim shkarkimit që do të jetë një projekt modern për të cilin janë ndarë mjete dhe besoj se edhe ky problem do t`I takojë së shkuarës”, tha Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, në Tetovë është vendosur një panel inovativ të kopshteve vertikale me myshqe dhe bime vaskulare që thithin pluhurin dhe neutralizojnë dioksidin e karbonit.Krahas ambasadës dhe komunës poashtu këtë projekt e kanë përkrahur edhe shumë kompani private si Ecolog, Knauf Elegant, Pro Credit Bank, Vezë Sharri dhe të tjera.

“Ne si Ecolog International dhe familja Destani ,gjithmonë kujdesemi për problemet me tëe cilat shoqëria apo komuniteti ballafaqohet në vendin tonë, rajon dhe më shumë. Duke qenë se Ecolog është kompani globale, në filozofinë tonë të përgjegjesisë shoqërore, vend të rëndësishëm zënë edhe objektivat e Mileniumit, si platformë e Kombeve të Bashkuara, ku zhvillimi ekologjik i qëndrueshëm është një nga shtatë shtyllat bazike të saj, një problematike që kësaj here i qasemi bashkë me Ambasaden gjermane”, tha Pranvera Kasami nga kompania Ecolog, transmeton Televizioni Koha.

Ky projekt i realizuar në Tetovë është i mirëpritur edhe nga shoqata Eco Guerilla , e cila u shpreh se ky është një hap drejt rujatjes së ambientit , por institucionet lokale dhe ato shtetërore duhet të punojnë edhe më shumë për një ambient të pastër.

“Është një gjë pozitive sigurisht, është zbutje e problemit të ndotjes dhe në jemi më shumë të interesuar për të ndaluar ndotjen që mos të ndodh, që mos vijë deri tek nevoja për të instalaur kështu gjërash siç është City Tree.Sigurisht është diçka pozitive mëgjithatë duhet të mbjellim më shumë pemë të cilat fatëkeqësisht në Tetovë dhe rredhinën e saj masakrohen çdo ditë”, tha Arjanit Xhaferi, nga Eco Guerilla, transmeton Televizioni Koha.

Qëllimi i City Tree është që sadopak të ulë ndotjen në qytetin e Tetovës dhe efekti i saj krahasohet me mbjelljen e 275 pemëve . /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *