Home / Lajme / Botë / Partia më e madhe në Zvicër ka hedhur akuza të rënda mbi shqiptarët që jetojnë atje

Partia më e madhe në Zvicër ka hedhur akuza të rënda mbi shqiptarët që jetojnë atje

SVP/UDC do të paraqesë një apel të dytë kundër rezultatit të zgjedhjeve që nxori jashtë Oskar Freysinger nga qeveria e Valais. Ajo akuzon komunitetin shqiptar dhe akuzon partitë e tjera si të padenja.

“Partia ankuese nuk ka mjete për të verifikuar saktësinë e këtyre informacioneve”, por megjithatë ajo akuzon. Duke parashtruar një apel të mëtejshëm, kryetari i SVP/UDC-së, Jérôme Desmeules, mundohet edhe një herë të parandalojë qeverinë e re të marrë detyrën e saj. Sipas tij, një demokristian banues në Naters dhe me origjinë nga Kosova i “ka mbledhur zarfet e komunitetit shqiptar të qytetit të tij dhe i ka mbushur vetë”. Gazeta frankofone “Le Temps” ka në dorë këtë dokument, i cili i është dorëzuar Komisionit të drejtësisë së parlamentit.

Duke u përpjekur për të vlerësuar numrin e kosovarëve të natyralizuar në Valais që nga viti 1991 (1500, sipas saj), SVP/UDC sulmon ministrin e ri të PDC-së, Christophe Darbellay, i cili “është parë me komunitetin shqiptar në Fully”.  Këto elemente themelojnë këtë ankesë kundër rezultateve të zgjedhjeve që e nxjerrin jashtë qeverisë Oskar Freysinger. Për Jérôme Desmeules, “është e pamundur të dihet nëse njerëzit e tjerë kanë bërë të njëjtën punë në komunitetet e tjera”.

Reagime të indinjuara

“E zhgënjyer”, njofton albinfo.ch, presidentja socialiste, Barbara Lanthemann, beson se “kjo ankesë nuk qëndron”. Për të, “SVP/UDC-ja bazohet më shumë në supozime dhe amalgame, se sa në fakte”. Ajo është e indinjuar: “Kjo parti nuk trajton drejtësinë seriozisht. Ajo bën sa më shumë zhurmë për të diskredituar qeverinë e re”.

Akuzat janë të pabaza dhe ata haptazi supozojnë ksenofobinë e tyre

Kryetari i PDC-së, Serge Métrailler, ndihet “shumë i habitur me ngulmimin e SVP-UDC-së për të destabilizuar institucionet dhe për të tërhequr fushën e mediave”. Ai psherëtin, përcjell albinfo.ch: “Kjo tregon për politikën që anëtarët e saj synojnë ta zbatojnë vitet e ardhshme”. Christophe Darbellay, i prekur drejtpërdrejt nga ky sulm, thotë se “akuzat e tyre janë të pabaza dhe se ata haptazi shprehin ksenofobinë e tyre, madje edhe kundër qytetarëve zviceranë”.

Pas një fushate të ashpër, klasa politike e SVP/UDC-së në Valais duket e lodhur. Duke rikujtuar se partia e saj ka bërë fushatë të gjatë për një siguri të votimit postar, René Constantin, radikal-liberal, mbetet i kujdesshëm: “Nëse kjo do të thotë se është identifikuar fajtori, unë ndihem i lehtësuar. Por, në qoftë se SVP/UDC ka gabuar, ajo do të mbahet përgjegjëse për këtë sulm”.

Një veprim taktik

Më 19 mars Oskar Freysinger humbi për 2000 vota kundër radikal-liberalit Frédéric Favre. Deri më tani tri qytete në Valais të Epërm kanë paraqitur ankesa penale dhe deri tani janë numëruar të paktën 64 vota mashtruese. Ligji specifikon se zgjedhjet nuk mund të anulohet vetëm në qoftë se “parregullsitë e pretenduara kanë ndikuar vendosmërisht në rezultatet e zgjedhjeve”. Mbi këtë bazë, parlamenti pati hedhur poshtë ankesën e parë dhe ka bërë betimin e pesë të zgjedhurve. SVP/ UDC ka premtuar se do të bëjë apel pranë Gjykatës Federale.

SVP/UDC shfrytëzon një mospërputhje të vjetër në Valais: çdo katër vjet qeveria e re betohet para afatit të periudhës së ankimit statutor. Jérôme Desmeules jep një argument për të kërkuar efekt pezullues në Gjykatën Federale. Ai konfirmon paraqitjen e një ankese penale në emër të partisë së tij. Identiteti i demokristianit me origjinë shqiptare dhe me banim në Naters i është dërguar Ministrisë Publike. I pyetur nga Walliser Bote, ai i mohon fuqishëm akuzat e lartpërmendura.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *