Home / Kryesoret / Pasaporta e Maqedonisë në vendin e 48 për udhëtim pa viza

Pasaporta e Maqedonisë në vendin e 48 për udhëtim pa viza

Agjencia “Henley & Partners” ka publikuar rangimin e ri të pasaportave të vendeve, me të cilat mund të udhëtohet pa viza në shtete të ndryshme. Situata në vendin e parë nuk ka ndryshuar, kështuqë me pasaportën e Gjermanisë mund të udhëtohet në më shumë vende pa viza, gjithsej 176 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas atij të Gjermanisë është pasaporta e Suedisë, me të cilin pa viza mund të udhëtohet në 173 shtete. Maqedonia e zë vendin e 48, ndërsa pasaporta e Bullgarisë është në vendin e 20. Pas Bullgarisë në vendin e 21 është Kroacia, ndërsa në të 43-tën Serbia.

Nga 20 vende që qytetarët mund të lëvizin më lirshëm në botë, përveç Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-ve, gjenden në Evropën perëndimore./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *