Home / Kryesoret / Pejë: Lakmonte shokët e klasës kur hanin bukë, braktis shkollën (Video)

Pejë: Lakmonte shokët e klasës kur hanin bukë, braktis shkollën (Video)

Familja Rama jeton në një dhomë pa ndriçim dhe banjë.

Objekti në të cilin jeton familja Rama në Komunën e Pejës, nuk i ngjan fare shtëpisë. Familja Rama e përbërë nga dy kryefamiljarë dhe pesë fëmijë, jeton në një dhomë të vetme të cilës i mungon ndriçimi dhe banja, shkruan rtv21.tv

Kryefamiljari Kamber Rama, një njeri i vuajtur rrëfen për jetesën e vështirë që po e bën në këtë vend. Ai kërkon punë por vështirë që mund të gjejë punë të përhershme vetëm ndonjëherë rrallë kur dikush e angazhon. Ai e merr një ndihmë sociale e cila nuk i mjafton që ta kalojë muajin.

Bashkëshorten e tij, Monën më së shumti e shqetëson fakti se fëmijët po i vuajnë edhe për ushqim. Ajo tregon se kushtet e rënda ekonomike bënë që vazja e tyre në klasën e tetë ta ndërpresë shkollën për shkak se u përqesh nga nxënësit e tjerë për mungesë të kushteve.

Familja Rama pret nga njerëz të vullnetit të mirë që të ndihmohet për sigurimin e një shtëpie, ushqimit dhe veshmbathje.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *