Home / Kryesoret / Për dy vite pjesa më e madhe e Maqedonisë do të kyçet në gazpërçues

Për dy vite pjesa më e madhe e Maqedonisë do të kyçet në gazpërçues

Për dy vite, nëse gjithçka është në rregull, pjesa më e madhe e Maqedonisë do të kyçet në gazpërçues, paralajmëroi drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë, Kërste Milladinov gjatë kontrollit të sotëm në punët ndërtimroe për ndërtimin e gazpërçuesit magjistral nga Shkupi deri në Gostivar me aksin për Tetovë.

Gjatë kontrollit morën pjesë kryeministri Emill Dimitriev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë theksoi se planifikohet gazpërçuesi në të ardhmen të vazhdojë përmes Kërçovës për në Ohër, Strugë dhe manastir, si dhe të bëhet lidhje interkonektive me Shqipërinë.

Ndërtimi i gazpërçuesit do të kushtojë 29 milionë euro, ndërsa do të realizohen 76 kilometra gazpërçues nga Shkupi drejt Gostivarit dhe dhjetë kilometra kyçje nga Leshnica e Epërme ku ishte bërë kontrolli i punëve ndërtimore deri në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *