Home / Kryesoret / Për shkak të gjendjes aktuale në Maqedoni, vetëm në disa qytete do të shënohet ‘Ora e planetit Tokë’

Për shkak të gjendjes aktuale në Maqedoni, vetëm në disa qytete do të shënohet ‘Ora e planetit Tokë’

Me ndaljen e dritave në lokacione të caktuara në Shkup dhe Ohër, nesër për të tetën herë Maqedonia do të kyçet në shënimin e aksionit të madh botëror ekologjik ‘Ora e planetit Tokë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndriçimi në Maqedoni do të ndërpritet në orën 20:30 sipas kohës lokale në periudhë prej nj♪7 ore, kur në errësirë do të jenë mbi 178 vende dhe 7 mijë qytete në botë, njofton AIM.

Organizuesit e kësaj ngjarje në Maqedoni informojnë se për shkak të gjendjes aktuale në vend, do të çkyçen vetëm disa lokacione të caktuara në Shkup dhe Ohër.

Në rajonin qendror të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë do të jenë Sheshi Maqedonia me përmendoret, Porta Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Popullor i Maqedonisë, Muzeu i luftës maqedonase, Muzey arkeologjik, Objekti i AKE-së, Kolonada, Prokuroria Publike e Maqedonisë, MPJ, Ura ‘Syri’ dhe Ura e Artit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *