Home / Lajme / Kronika e zezë / Përdhunohet nga kushërinjtë dhe ngelet shtatzënë, vritet nga familja për të ruajtur nderin

Përdhunohet nga kushërinjtë dhe ngelet shtatzënë, vritet nga familja për të ruajtur nderin

Hasret ishte 15 vjeç, kur u përdhunua nga dy kushërinjtë e saj më të mëdhenj në moshë, duke bërë që të ngelej shtatzënë.

Përballë kësaj situate, familja e saj e vrau, për të ruajtur nderin. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Turqi dy vite më parë, por është zbuluar vetëm këto ditë falë hetimeve të nisura si pasojë e denoncimeve të opozitës për vdekjen e saj.

Pasi u përdhunua nga dy kushërinjtë Serhildan dhe Ozcan, vajza ngeli shtatzënë pa e ditur se kush prej tyre ishte babai i foshnjës.

Në atë periudhë 12 anëtarë të familjes, mes të cilëve gjyshi dhe gjyshja, tre xhaxhallarë, tre halla dhe dy kushërinj u bënë bashkë për ta vrarë në mënyrë që të “fshinin” çnderimin.

Mirëpo asnjë dënim nuk u dha për përdhunuesit. Në proces gjyqësor ndodhet njëri nga xhaxhallarët, Habip, i cili ishte ngarkuar nga “komisioni” që ta çonte vajzën në një shpellë, ta mbyste dhe ta linte kufomën atje.

Ky rast është denoncuar me ashpërsi nga opozita turke, e cila kërkon dënim të ashpër dhe gjykim për autorët e krimit.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *