Home / Lajme / Maqedoni / Përfaqësues të Postës së Sllovenisë për vizitë pune në Postën e Maqedonisë

Përfaqësues të Postës së Sllovenisë për vizitë pune në Postën e Maqedonisë

Dje në Postën e Maqedonisë qëndruan për vizitë zyrtarë përfaqësues të Postës së Sllovenisë dhe kompanisë të sajë bijë EPPS.

Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi në takimin me delegacionin nga Sllovenia të udhëhequr nga z. Vili Hibernik -Drejtor Gjeneral i EPPS dhe znj. Monika Zajc -Zëvendese e Drejtorit Gjeneral të EPPS, theksoi se Posta e Maqedonisë është e hapur për bashkëpunim me drejtori tjera postare me qëllim të ofrimit të shërbimeve të reja në treg.

Mysafirët nga Sllovenia shprehën gadishmëri për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy drejtorive postare, në drejtim të bartjes së përvojave si dhe të paraqitjes së përbashkët më në treg me Postën e Maqedonisë në tregun e Maqedonisë dhe në regjion me shërbime të cilat SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup akoma nuk i ofron.

Të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen grupe punuese nga të dy institucionet ti analizojnë dhe operacionalizojnë të gjitha aktivitetet e bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel të partnerëve.Transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *