Home / Lajme / Maqedoni / Përgjigjet Ivanovi pse e ka shkelur Kushtetutën: S’ka mandatar me platforma të shteteve fqinje

Përgjigjet Ivanovi pse e ka shkelur Kushtetutën: S’ka mandatar me platforma të shteteve fqinje

Nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov bëjnë të ditur detaje nga takimi i presidetit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini. Në komunikatë, siç informon Gazeta Express, nuk tegohet se ç’i ka porositur Brukseli Ivanovit.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, vlerësoi se “me gjendjen status kuo në integrimin evropian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë”.

“BE nuk guxon të lejojë që kjo të vazhdojë dhe përfundimisht duhet ta identifikojë Ballkanin si një prej prioriteteve të saj më të larta. BE duhet të ndërmarrë hapa urgjentë dhe ta përforcojë procesin integrues të Maqedonisë, i cili është i pakthyeshëm”, tha Ivanov.

Lidhur me vendimin e tij të fundit rreth ndarjes së mandatit, Ivanov tha se “në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit. Me platformën post­zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post­zgjedhore të një shteti të huaj”, theksoi Ivanov.

Faktori ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO, si dhe të gjithë faktorët shqiptarë, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Kosova, po edhe ekspertë dhe analistë të shumtë të pavarur vendorë dhe jashtë Maqedonisë, kanë vlerësuar se, përveç që bën një diskriminim flagrant të shqiptarëve të Maqedonisë, Ivanovi ka bërë edhe shkelje të Kushtetutës së shtetit në krye të të cilit është.

Për më shumë, ka pasur edhe subjekte vendore që për këto shkelje të Kushtetutës kanë kërkuar arrestimin e Ivanovit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *