Home / Kryesoret / Përkrahje masive për protestën e nesërme

Përkrahje masive për protestën e nesërme

Protesta e nesërme e thirrur në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës së Colmarit të Francës për të shtyrë tutje verdiktin për rastin Ramush Haradinaj, po merr mbështetje të gjerë nga qytetarët e vendit.

Janë shumë parti politike që janë deklaruar hapur që e mbështesin këtë protestë të thirrur për në ora 13:00 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sheshet e kryeqytetit nesër pritet të mbushen me protestues për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet ish-kryeministrit njëherësh lider i AAK-së.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *