Home / Kryesoret / Përplasjet politike në bllokun maqedonas

Përplasjet politike në bllokun maqedonas

Nuk kanë të ndalur përplasjet midis partive të bllokut politik maqedonas, LSDM lakmon mandatin kurse VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të reja, transmeton Gazeta Express.

LSDM-ja po kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov që të mandatojë liderin e tyre, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se programi i tyre i shpalosur ditë më parë, para opinionit të gjërë, i plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve dhe nuk e cënon unitaritetin e vendit.

Në anën tjetër, edhe VMRO-DPMNE-ja nuk po ndalet duke kërkuar që Zoran Zaev të heq dorë nga platforma e partive politike shqiptare, ajo si shpërblim do t’i japë mbështetje të plotë për qeverisjen të cilën po e dëshiron me çdo kusht ose të lejojë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Nga LSDM theksojnë se ditëve të ardhshme do të vijojnë konsultat me partitë e tjera për hapat e mëtejm dhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por për këtë nuk japin detaje. Ndërkohë, në adresë të presidentit Gjorgje Ivanov kanë vazhduar thirrjet nga Brukseli dhe Uashingtoni që të mundësojë sa më parë formimin e Qeverisë së re./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *