Home / Lajme / Maqedoni / Perspektivat evropiane të pushtetit lokal

Perspektivat evropiane të pushtetit lokal

Ministrja për vetëqeverisje lokale dr. Shiret Elezi, nesër do të hapë forumin “Perspektivat evropiane të qeverisjes lokale”. Forumi është organizuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Asociacionit Evropian për demokraci lokale – ALDA në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë.

Në këtë ngjarje tre ditore do të marrin pjesë anëtarë të këshillave komunale, nëpunës të administratës që punojnë në komuna, përfaqësues të Qendrave për zhvillim rajonal dhe organizatat qytetare.

Qëllimi i Forumit është diskutimi lidhur me procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, me fokus të veçantë për rolin e pushtetit lokal. Në program janë parashikuar edhe prezantime, debate të hapura, shkëmbim të përvojave dhe seminare.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *