Home / Kryesoret / Phillips: Situata në Maqedoni mund të përkeqësohet

Phillips: Situata në Maqedoni mund të përkeqësohet

David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University, i ka kushtuar një analizë krizës politike në Maqedoni.

Ai e fillon analizën e tij me publikimin e aferës së përgjimeve, që sipas tij janë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke vlerësuar se përgjimet e sollën vendin buzë greminës dhe zbuluan komplotet ndaj kundërshtarëve politik, si edhe detaje të neveritshme për korrupsionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e tij për The Huffington Post, Phillips përmend përfshirjen e BE-së në zgjidhjen e krizës politike përmes ndërmjetësimit të Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirjen e LSDM-së, dorëheqjen e Gruevskit, si edhe organizimin e zgjedhjeve, të cilat u shtynë dz herë, për t’u mbajtur më 11 dhjetor.

Ai nuk e lë anash të rë zhvillimin e ngjarjeve, sa që përmend njëra pas tjetrës dhe qartë, të gjitha përplasjet politike, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, deri në situatën e mosmandatimit të Zoran Zaevit për mandatar të qeverisë së re.

David Phillips konsideron se kriza në Maqedoni është akute, duke theksuar se sa më gjatë që kriza zgjatë, aq më shumë shton rrezikun e dhunës politike ndërmjet përkrahësve të Gruevskit dhe Zaevit,

Për drejtorin Phillips, Maqedonia është e minuar edhe nga fuqitë e jashtme, pasi që ka përplasje ndikimesh ndërmjet SHBA-ve, BE-së, në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër, ndërkaq konsideron se Rusia është duke synuar të arrijë qëllime tinzare për të diskredituar ndikimin perëndimor në Maqedoni.

Për të dalë nga kjo krizë, David Phillips propozon një plan për zgjidhje konflikti, që sipas tij, mund ta stabilizojë vendin dhe ta zbutë perspektivën e dhunës politike. Gjithashtu, konsideron se duhet të caktohet kryetari i ri i kuvendit që do të duhet të punojë me Ivanovin për të formuar qeverinë e re, kurse shtonë se Gruevski mund të tentojë destabilizimin e vendit, duke nxjerrë në rrugë përkrahësit e tij.

 Marrëdhëniet Gruevski-Zaev vlerësohen nga Phillips si marrëdhënie helmuese, por për drejtorin e Programit për ndërtimin e paqes, kryetari i kuvendit është njeriu që mund të lehtësojë gjërat për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar, ku të gjitha partitë do të ishin prezente, diçka që sipas tij, mund të kundërshtohet nga Zaevi.

Sido që të jetë, David Phillips konsideron se duhet të ripërtërihet Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Për të, elita politike në Maqedoni ka mungesë të maturisë politike dhe pajtueshmërisë, ndërkaq vlerëson se Maqedonia është vend i vogël, i ndjeshëm, një komb i ri në një rajon të paqëndrueshëm dhe me fqinj lakmitar. Sipas tij, problemet e tanishme strukturale dhe politike mund ta përkeqësojnë situatën. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *