Home / Kryesoret / Plani i Menduh Thaçit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Plani i Menduh Thaçit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi akoma vlerëson se zgjidhja e krizë në Maqedoni mund të bëhet përmes marrëveshjes të cilën ekipi i tij dhe ekspertë të pavarur e kanë hartuar vite më parë, njofoton agjencia e lajmeve INA.

“Pas vendimit të Ivanovit u dëshmua se është e patjetërsueshme implementimi i marrëveshjes politike të PDSH-së dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Maqedonisë. Është e kotë shqiptarët të angazhohen politikisht kur një person si Ivanov mund tua nënvlerësojë vullnetin dhe votën e tyre.

Ndryshimi mund të bëhet përmes Parlamentit dydhomësh”, është shprehur Menduh Thaçi.

Numri një i PDSH-së ka ftuar shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve pasi situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik dhe kjo nuk ju shkon në interes as shqiptarëve, as Shqipërisë dhe as Kosovës.

Sipas tij, kjo kontrata e PDSH-së do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë:

1.Zbatimin e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxiret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;

2.Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabratë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lart, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;

3.Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;

4.Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;

5.Marrëveshje që njëri nga tri postet kryesore të shtetit (Presidenti, Kryeministri, ose Kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;

6.Ligjin e ri, për funksionim konsensual të Qeverisë;

7.Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;

8.Ndarrjen e re teritoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor;

9.Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;

10.Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;

11.Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve të tjera shtetrore;

12.Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe UE

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *