Home / Kryesoret / Platforma e partive shqiptare

Platforma e partive shqiptare

Marrëveshja mes LSMD –së dhe BDI –së është mbështetur në platformën e partive shqiptare, plotësimi i së cilës ishte një parakusht për pjesëmarrjen në qeveri.

Me ndërmjetësimin e Tiranës, në 7 Janar të këtij viti, forcat politike shqiptare nënshkruan një marrëveshje, ku kërkojnë arritjen e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zbatimin e multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtet-formuese.

Një nga pikat kryesore dhe më të debatuara të platformës është ajo e barazisë së plotë gjuhësore, çka do të bënte të mundur përdorimin e Gjuhës Shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Shqiptarët kërkojnë gjithashtu një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetëtore të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike. Si edhe miratimin e një rezolute në parlamentin e Maqedonisë, ku dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, 1912-1956.

Në objektivat e tjera të marrëveshjes përmendet arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqënies shoqërore, integrimi euro-atlantik, marrëdhëniet e mira me fqinjët, apo edhe zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *