Home / Kryesoret / PLD: Mos luani me zjarr, sepse shpejt mund të digjemi

PLD: Mos luani me zjarr, sepse shpejt mund të digjemi

Partia Liberale Demokratike (PLD), “shqetësohet dhe paralajmëron” se bllokimi i proceseve eurointegruese janë kërcënimi më i madh për unitaritetin e Republikës së Maqedonisë,

“Dëshira e 75% të qytetarëve të Maqdonisë që të jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s është garanci e vetme për unitaritetin, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë qytetarëve. Porositë e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, janë të qarta dhe pa mëdyshëse. Të mos luajmë me zjarr, pasi që lehtë mundemi që të digjemi”, thonë nga PLD.

PLD apelon edhe deri te BE që nëse vendosen sanksione të caktuar ndaj Maqedonisë, të njëjtat t’i përfshijnë vetëm disa individë të cilët e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe jo situata të reflektojë ndaj të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *