Home / Lajme / Maqedoni / PLT: Ivanov ka kryer puç klasik në vend

PLT: Ivanov ka kryer puç klasik në vend

Ndaj vendimit të djeshëm të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov ka reaguar edhe Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni.

Nga kjo parti theksojnë se presidenti me këtë veprim, për të satën herë po e përpunon Kushtetutën, kurse kësaj rradhe ai po shkel edhe mbi vullnetin e popullit, gjithashtu ky veprim është një puç klasik në shtet, transmeton Gazeta Express.

“Gjorgje Ivanov duke mos e ndarë mandatin ka kryer puç tipik në shtet. Ivanov i cili në mënyrë dyshuese u zgjodh për këtë funksion tashmë më disa herë e përpunon Kushtetutën, ndërsa këtë herë edhe vullnetin e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të mbahet mend si një njollë e zezë në historinë e pavarësisë së Maqedonisë”, thonë nga PLT.

Ivanov edhe njëherë dëshmoi se nuk posedon aftësi shtetërore dhe kapacitete demokratike, thonë nga PLT. Sipas tyre, edhe më shqetësuese është ajo që Ivanov në mënyrë të vetëdijshme, vetëm për mbrojtje të disa politikanëve të kriminalizuar, gjithë shtetin dhe qytetarët e tij i vë në rrezik serioz.

“Jemi të shqetësuar që ditëve të fundit retorika fashiste bëhet më e pranueshme, janë rrahur gazetarët dhe përhapet urrejtja jo-morale ndaj bazës etnike, religjioze dhe ideologjike. Por, dukshëm zhvillimi i tillë i ngjarjeve aspak nuk i intereson Ivanovit. Është skandaloze që Ivanov as me një fjalë nuk i dënoi këto shfaqje distrikteve. Ai edhe më tej është dëgjues i Gruevskit i cili është politikisht i vdekur dhe politikës së tij të humbur”, thuhet më tej në reagimin nga PLT.

Kjo parti njëherit u bën apel qytetarëve që të jenë të përmbajtur në këtë kohë krize.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *