Home / Shëndeti / Po e hani këtë perime?! Kujdes se mund t’iu helmojë!

Po e hani këtë perime?! Kujdes se mund t’iu helmojë!

Edhe pse spinaqi nuk ka aftësinë t’iu bëjë të pathyeshëm ashtu siç tregohet nëpër filmat me kartonë për fëmijë, ai është padyshim shumë i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm.

Nëse nuk jeni dikush që e pëlqeni spinaqin, duhet të mësoheni ta bëni pjesë të dietës suaj të përditshme sa më parë që të jetë e mundur, pasi përfitimet e tij shëndetësorë janë të pafundëm. Por, për të marrë këta përfitime duhet ta konsumoni atë në mënyrën e duhur, ose përndryshe mund t’iu helmojë.

Spinaqi është plot me vitamina dhe minerale, si vitaminat A,B,C, E, hekur, acid folik, kalium dhe mangan. Ai është një burim i shkëlqyer i lutein dhe zeaxanthin, të cilët bëjnë të mundur të parandalojnë sëmundje të ndryshme. Për këtë arsye duhet ta konsumoni në baza të rregullta për të mbrojtur veten nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, problemi ndodh kur spinaqi rinxehet! Kur ekspozohet në nxehtësi të lartë, nitratet e tij kthehen në nitrosamina, të cilat janë kancerogjene. Kështu, mos e rinxehni kurrë spinaqin ditën tjetër! Sigurohuni që ta hani të freskët ose në rast se iu ka mbetur pak spinaq që më parë, hajeni të ftohtë dhe do të shijojë po njëlloj!

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *