Home / Kryesoret / Polici maqedon pranon: Mirsad Ndrecajn e e zumë të gjallë. Ja çka bëmë më pas me të?!

Polici maqedon pranon: Mirsad Ndrecajn e e zumë të gjallë. Ja çka bëmë më pas me të?!

Sevdail Miftari ka dëshmuar se si 3 inspektor policor e kanë kërcënuar dhe i kanë dhënë sugjerime se si duhet të dëshmojë, kundër disa të akuzuarve tjerë. Miftari nuk ka dhënë emra të disa personave dhe të një inspektori policor që i ka vizituar në fshatin Hotël të Kumanovës, shkruan Almakos.

Tre inspektor policor kërcënojnë dëshmitarin

“Pasi më kanë arrestuar, pas 1-2 javëve në burgun e Shutkës, 3 inspektor të policisë më marrin në pyetje. Deklaratën që e kam dhënë dua që ta shohin edhe shokët këtu. Njëri prej tyre më ka thënë që nëse dua ta shohë prap familjen time, duhet që kur të dëshmoj të flas për Arsim Bajramin, Besnik Ajdinin, Fadil Fejzullahun dhe Irfan Lutfiun.

Sipas Almakos, gjatë dëshmisë së një polici të mbrojtur avokati mbrojtës Naser Raufi e pyeti a ia ka vënë prangat Mirsad Ndrecajt, ndërsa polici u përgjigj se jo ai personalisht por një koleg i tij ia ka vendos prangat. Kjo tregon qartë se Policia maqedone Mirsad Ndrecajn e kanë vrarën pasi e kanë arrestuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *