Home / Kryesoret / Policia APELON: Kujdes me zjarret

Policia APELON: Kujdes me zjarret

Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit, kohëve të fundit vërehen aktivitete të shumta bujqsore. Po pastrohen fushat , lëvrohen arrat, si dhe po kryhen parapërgaditjet e fundit për mbjelljet pranverore, për të të cilave dukshëm është rritur lëvizshmëria në fushë.

“Disa individ, megjithatë ditëve të fundit në mënyrë të pa përgjegjshme po sillen duke ndezur mbeturinat e grumbulluara, therat, si dhe kashtat duke shkaktuar zjarrë në hapësirë të hapur, pa mbajtur aspak llogari për pasojat e mundshme. Duke marrë parasyshë rastet e këtylla sektori për punë të brendshme në Tetovë edhe një herë apelon deri tek qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të vëmendshmë kur punojnë apo lëvizin në fushë. Kjo parasëgjithash vlen për prodhuesit bujqsorë, si dhe për ata të cilët në mënyra të ndryshme për nevoja nga më të ndryshmet janë të angazhuar me punë në male këshillohen që të mos ndezin zjarrë për shkak se flakët shumë shpejtë përhapen veçanërisht ku ka edhe erë, dhe si pasojë është shumë vështirë që të kontrollohen dhe lokalizohen, për arsye se javën e kaluar dhe këtë javë në disa vende në Pollog janë disa zjarre në teren shumë të vështirë shuarrja e të cilëve shpesh është e vështirësuar dhe praktikisht e pamundur”, thonë nga Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informon se shkaktimi i qëllimshëm i zjarrit në mal apo fushë paraqet vepër penale për të cilën vepër është paraparë dënim me burg nga 8 deri në 10 vjet, varësisht vendi ku është shkaktuar zjarri, qëllimeve dhe pasojave përfundimtare. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *