Home / Lajme / Botë / Policia bastis shtëpinë e kandidatit konservator për president

Policia bastis shtëpinë e kandidatit konservator për president

Hetuesit francezë kanë kontrolluar këtë të enjte shtëpinë e kandidatit konservator për president Francois Fillon.

Sipas mediave franceze, kjo bastisje vjen në sajë të një hetimi të nisur pas dyshimeve se i ka dhënë bashkëshortes një punë të rreme. Lajmi u publikua nga e përditshmja “Le Parisien”, që citonte burime të pa identifikuara.

Autoritetet nuk kanë bërë ende asnjë koment për çështjen në fjalë.

Vetë Fillon mohoi të ketë bërë diçka të tillë dhe u zotua se do të vijojë me kandidaturën e tij, pavarësisht presionit në rritje.

Ai u ankua të mërkurën se ishte viktimë e një “vrasjeje politike”. Por shumë aleatë kanë dhënë dorëheqjen nga fushata e tij.

Akuzat që rrethojnë familjen Fillon fokusohen kryesisht tek bashkëshortja e tij Penelope, e lindur në Uells, e cila mësohet se është gjithashtu nën hetim.

Gazeta “Le Canard Enchaine” shkruan se ajo është paguar 831,400 euro përgjatë disa viteve me radhë, si asistente parlamentare e Fillon dhe e pasardhësit të tij, po nuk kishte një leje hyrjeje në parlament, duke ngritur pyetjen nëse ka bërë ndonjëherë punën për të cilën paguhej./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *