Home / Kryesoret / Policia financiare hulumton se cilat OJQ marrin para nga USAID-i

Policia financiare hulumton se cilat OJQ marrin para nga USAID-i

Tri ditët e fundit policia financiare ka përforcuar kontrolle ndaj organizatave joqeveritare me qëllim që të kuptojnë se kush merr para nga USAID-i”, kështu bënë të ditur Fani Karanfillova Panovska nga “Fondacioni për Shoqëri të Hapur”dhe Bojan Mariçiq nga “Evrotink” gjatë ngjarjes që u mbajt sot në infoqendrën e Bashkimit Evropian në Shkup,

Siç njoftoi Panovska për të tejkaluar këtë gjendje “është e nevojshme formim i shpejtë i Qeverisë së re, sepse sipas saj kjo është një arsye e trysnive të deritanishme të bëra nga institucionet e deritanishme të cilët nuk janë nën kontroll të askujt”.

Ndërsa Mariçiq tha se “inspektorët financiar në OJQ “Evrotink” kanë ardhur pas prezencës së tij në emisionin Tema më 6 mars, kurse inspektimi është bërë më 7 mars”.

Karanfillova njoftoi se policia financiare për momentin është duke verifikuar punën e 13 OJQ-ve./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *