Home / Lajme / Botë / Policia izraelite e vret një grua palestineze

Policia izraelite e vret një grua palestineze

Policia izraelite ka njoftuar se oficerët e saj e kanë vrarë një grua palestineze, e cila i kishte sulmuar ata me thikë në Jerusalem.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, ka thënë se ajo kishte tentuar që t’i therte me thikë oficerët në detyrë afër Old City, transmeton Express.

Ky është incidenti më i fundit i një vale sulmesh palestineze ndaj forcave të sigurisë që shpërthyen në shtator të vitit 2015.

Që prej atëherë, palestinezët i kanë vrarë 41 ushtarë izraelitë dhe dy turistë amerikanë, kryesisht duke i therur me thikë, të shtëna me armë dhe sulme me makina.

E forcat izraelite i kanë vrarë të pakën 240 palestinezë gjatë periudhës së njëjtë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *