Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia jep detaje rreth aksidentit në Kallnik të Tetovës

Policia jep detaje rreth aksidentit në Kallnik të Tetovës

Në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Reçicë e Madhe (Kallnik), mbrëmë rreth orës 19 ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë një mjet rrugor “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.M. 41-vjeç nga Novo Sela dhe motori “JUJING” i paregjistruar dhe pa leje po e ngiste 21-vjeçari B.H nga Tetova njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në aksident, motoçiklist ka fituar lëndime, dhe me një tjetër automjet është marrë dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga ana e policisë për të përcaktuar arsyen dhe çdo gjë tjetër lidhur me këtë aksidentin. Fillimisht arsyeja është nga mosrespektimi i përparsisë, ndërsa dëmi material është vlerësuar në 50 mijë denarë./Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *