Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia jep detaje rreth sulmit me zjarr në kafiterinë e Tetovës

Policia jep detaje rreth sulmit me zjarr në kafiterinë e Tetovës

Mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit, persona të panjohur kanë shkaktuar zjarr në kafebarin “Barcode”, në rrugën “JNA” në Tetovë, në pronësi të 40-vjeçar R.M nga Tetova, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Së pari është thyer xhami në anën perëndimore të objektit, ku në pjesën e brendshme është hedhur shishe qelqi me lëng ndezës, ose të ashtuquajturin koktej Molotovi, e cila shkaktoi zjarr. Në objekt janë ndrzur 2 tavolina druri, 12 karrike, nga të cilat 2 tek shanku, ku është dëmtuar shanku dhe dyshemeja, si dhe një pjesë për muzikë. Nuk ka të lënduar në objekt, transmeton Televizioni Koha.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi dhe janë gjetur shumë gjurmë dhe objekte (të cilët janë marr për ekspertizë. Policia është duke punuar për sqarimin e të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me rastin, zbulimin e kryerësve dhe për të përcaktuar dëmin e përgjithshëm. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Në këto momente ndodhi një aksident në rrugën magjistrale Tetovë – Shkup

Në këto momente ndodhi një aksident në rrugën magjistrale Tetovë – Shkup më saktë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *