Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia zbardh rastin me shtetasin britanik në Mavrovë

Policia zbardh rastin me shtetasin britanik në Mavrovë

Policia e Gostivarit arriti të zbardh vjedhjen ndaj shtetasit britanik M.O.J, 32 vjeç që ndodhi të martën në orët e pasditës, njofton SPB-Tetovë.

Policia arriti të bie në gjurmët e tre autorëve që dyshohet se kryen vjedhjen dhe sulmin ndaj turistit britanik,.

Policia dyshon se bëhet fjalë për tre persona nga një fshat i Gostivarit, dhe që ende po vazhdon kërkimi për arrestimin e tyre.

Policia siguroi, po ashtu, edhe pajisjet me të cilat u krye grabitja dhe të njëjtat janë dërguar për ekspertizë.

Nga Policia e Gostivairit njoftuan që shumë shpejt do të pasojnë fletparaqitje penale kundër tre personave për “vjedhje” dhe “privim joligjor nga liria”.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *