Home / Kryesoret / Poposki nga Shtëpia e Bardhë: Maqedonia stabile do të thotë edhe rajon stabil

Poposki nga Shtëpia e Bardhë: Maqedonia stabile do të thotë edhe rajon stabil

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dje i realizoi takimet e para të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, me përfaqësues të administratës së re të presidentit Donald Tramp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Takimet janë para se gjithash në drejtim të vendosjes së komunikimit të drejtpërdrejtë me administratën e re në Uashington të presidentit Tramp. Në këtë kontekst është shumë me rëndësi që sigurojmë mbështetje nga një numër i madh i kongresistëve të cilët kanë bashkësi të konsiderueshme nga Maqedonia në rajonet ku janë zgjedhur. Në këtë drejtim vlerësoj se edhe në Kongres edhe në administratën e re të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit më me rëndësi do jetë Maqedonia të gjendet në agjendën për mbështetje në realizimin e qëllimeve tona strategjike”, deklaroi Poposki për Televizionin e Maqedonisë.

Sipas ministrit Poposki, tema kryesore të bisedimeve kanë qenë situata në Maqedoni dhe rajon si dhe mënyrat e përmirësimit të marrëdhënieve Amerikë-Maqedoni. Poposki e ka theksuar nevojën nga angazhimi amerikan në rajon dhe ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni.

“Me rëndësi është që Amerika të mbetet e angazhuar në rajonin tonë më të gjerë. Biseduam gjithsesi edhe për kontekstin rajonal, për nevojën për stabilizim të mbarë rajonit dhe mbajtjen e perspektivave për integrim në rajon. Ajo që është e rëndësishme edhe nga aspekti ynë është t’i njoftojmë për të gjitha përpjekjet të cilat i kemi bërë në periudhën e fundit për përmirësimin e e klimës rajonale dhe rritjen e bashkëpunimit me fqinjët tanë. Maqedonia në të vërtetë është dëshmuar se është faktor për stabilitet. Maqedoni stabile do të thotë edhe rajon stabil ballkanik, por gjithashtu neglizhenca e rëndësisë të Republikës së Maqedonisë mund të lenë hapësirë për destabilizim shtesë. Kjo është diçka që nuk është as në interes rajonal, as të Maqedonisë, e aq më pak në interes amerikan”, shtoi Poposki. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *